Cila është prokurorja e fortë, që po përballet me Tahirin dhe politikën?

Shqipëria

Cila është prokurorja e fortë, që po përballet me Tahirin dhe politikën?

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 08:31
Elisabeta Imeraj

Ajo është Elisabeta Imeraj, prokurorja që  u shfaq në Komisionin e Mandateve e prerë dhe e vendosur dhe duket se kjo nuk është hera e parë qëpërballet me çështje të vështira. Prokurorja e Krimeve të Rënda, ndër të paktat gra në këtë institucion, spikati veçanërisht në diskutimin mbi çështjen Tahiri.

Ajo është nga Tropoja, nëna e dy fëmijëve dhe prokurorja e çështjeve të mëdha, mes të cilave ajo e Shullazit, apo e 9 imamamëve të akuzuar për terrorizëm, për të cilët kërkoi 126 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat