Çfarë i 'shpëtoi' deputetit në seancën për arrestimin e Tahirit

Shqipëria

Çfarë i 'shpëtoi' deputetit në seancën për arrestimin e Tahirit

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 09:33
Komisioni i Mandateve

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar se gjatë seancës së zhvilluar pa praninë e mediave është zbuluar rastësisht se ligjvënësi demokrat, Gent Strazimiri, dispononte paraprakisht materiale sekrete hetimore të firmosura nga prokurori i çështjes.

 “Gent Strazimiri ka pasur para vetes pjesë të fashikullit të prokurorisë i cili nuk ishte shpërndarë, mbahej si sekret, e nxori pa dashje, sepse nxori vendimin e  Gjykatës së Katanjës por nuk nxori atë që pretendohet se e ka marrë nga media se është publik. Por pa dashje tha ne ja ku e kam dhe ky vendim ishte nga dosja që kishte prokurori se ishte I sigluar nga prokurori i çështjes. Prokuroria i jep në dispozicion opozitës pjesë që neve në komision na thotë është sekret hetimor”, tha Çuçi i ftuar në AbcNews.

Dje Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren mbajti një mbledhje të gjatë për të diskutuar mbi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si të dyshuar në trafik drogë në bashkëpunim me Habilajve, grup cili u godit fillimisht pak javë më parë në Itali. 

Moisi Habilaj i konsideruar kreu i bandës është kushëri i largët me ish-ministrin, sot deputet i Partisë Socialiste, për të cilin kërkohet heqja e imunitetit për të bërë më tej arrestimin. Një pjesë e mbledhjes së Këshillit të Mandateve u bë me dyer të mbyllura aty ku pretendohet se prokurorët kanë paraqitur prova sekrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat