Tahirit i thuret këngë me hashashin, Berisha publikon videon

Shqipëria

Tahirit i thuret këngë me hashashin, Berisha publikon videon

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 15:38
Ismet Drishti

Në një video të publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, por të realizuar nga Ismet Drishti, bëhet një ironi mbi gjendjen e kanabizimit të vendit.

Kënga “Byrek, byrek o usta Muarat” është sjellë nga Drishti në versionin “Hashash – hashash o usta Murat” .

Në tekstin e këngës përmendet po ashtu edhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga Prokuroria për trafikim të lëndëve narkotike me vëllezërit Habilaj: “Kam dyqanin prapa malit o usta Muart, gjithë ditën prashis kanabis o usta Murat, hashash hashash o usta Murat, përvete për Saje qorrin o usta Murat”, thuhet në tekstit e këngës  së Drishtit.

Lidhur me situatën në vend kujtojmë që kohët e fundit, polica ka seksuetruar  4.5 ton kanabis në Babicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat