"Do ta blej vetë biletën për të dëshmuar", shpërthen Zagani: Vetëm unë e çoj në burg Tahirin

Shqipëria

"Do ta blej vetë biletën për të dëshmuar", shpërthen Zagani: Vetëm unë e çoj në burg Tahirin

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 16:41
Dritan Zagani

Ish shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani ka folur këto ditë për situatën politike në të cilën ndodhet sot vendi me akuza krimesh në rradhët e saj. Në këto momente kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në një situatë të vështirë ku prokuroria kërkon heqjen e mandatit të deputetit dhe arrestimin e tij pas provave të ardhura nga autoritetet italiane që lidhin emrin e tij me Habiljat, Zagani ka folur përmes lidhjeve në Skype pasi ndodhet jashtë vendit ku ka përfituar azilin politik.

Nga ana tjetër, Dritan Zagani është njeriu që denoncoi i pari lidhjen e Tahirit me këtë grup trafikantësh ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikthehet nga azili politik në Shqipëria, për të dëshmuar për ato që di.

Zagani në një intervistë për Faz News thotë:

Nuk kanë nevojë të më ofrojnë as biletën, do e blej dhe do vij vetë! Unë kam mbi 3 vjet që nuk jam pjesë e punës dhe po luftoj me sa mundem dhe si mundem për të zbardhur të vërtetën time! Dhe të jeni të sigurtë që zbardhja e së vërtetës sime çon në burg Saimir Tahirin dhe kompaninë e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat