"Dosja Tahiri", Vasili tregon dy rrugët e vetme që ka kryeministri Edi Rama

Shqipëria

"Dosja Tahiri", Vasili tregon dy rrugët e vetme që ka kryeministri Edi Rama

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 16:59
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaron se për kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë një rrugë të tretë, duke ju referuar këtu lëvizjes së beftë kundrejt qëndrimit për Saimir Tahirin, nga “shitja” tek “mbrojtja” e ish ministrit.

Vasili shkruan se pavarësisht se mbledhja e këshillit të mandateve po zhvillohet me dyer të mbyllura, në fund të ditës ka vetëm dy rrugë për socialistët, ose të votojnë pro luftës kundër drogës ose të votojnë kundër saj.

Për më tepër lexoni statusin e Vasilit:

Megjithese mbledhja keshillit te rregullores per heqjen e imunitetit zhvillohet me dyer te mbyllura,por kjo nuk ka asnje rendesi.

Ne fund ka vetem nje vendim:

Ose vote pro luftes ndaj droges dhe clirim nga narkoqeverisja ose kunder luftes ndaj droges dhe vazhdim te narkoqeverisjes se droges dhe krimit; qendrim te trete nuk ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat