'Financieri' i Habilajve, sot vendoset nëse do të ekstradohet në Itali

Shqipëria

'Financieri' i Habilajve, sot vendoset nëse do të ekstradohet në Itali

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 09:14
Habilajt

Ekstradimi në Itali i "financierit' të bandës së Habilajve, Nezar Seiti, pritet të shqyrtohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda kur do të jepet edhe masa  e sigurisë për të arrestuarin tjetër, Armando Kocerrin, në banesën e të cilit u gjetën 4 ton kanabis. Seiti dhe Kocerri mbahen të izoluar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Nezari në përgjimet: Mbrëmë i shkruajta Lolos (Florian Habilajt) … (nuk kuptohet) … më tha “20 copë (nuk e mbaron fjalinë) … unë e Moisiu vumë 30 … e ti 20 … dhe pastaj 100 Agroni” dhe unë i thashë “po ku e çon” … “Saimirit” … dhe unë i thashë “jo vëlla … jo … unë nuk marr 150 euro për 20 euro … çfarë thua ti?” … vetëm për timin dhe tëndin … 50 copë i merr Saimiri” … tani shkoi të merrte një 50­she … i thashë “çfarë jam unë?” … unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne … jo … nuk jam çmendur” … i thashë … më tha “e mirë, le ta marrë Agroni vetë” … dhe unë i thashë “të bëjë ç’të dojë” … (nuk kuptohet) … “dhe e gjithë kjo pasi kishte linjën … meqë kishte kamionin … po le të pirdhet … copa e mutit. Përgjimi Ora 11.03.11 Nezari: (me zë të ulët) ah … si nuk e mora telefonin t’i shkruaja një çikë shefit. Në ora 11.03.40 makina ndalon në rrugën “Medaglie d’Oro”. Para se të zbresë, Nezari thotë me zë të ulët “duhet të marr 140 mijë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat