Rama: Policia po sulmohet nga kazani politiko-mediatik

Shqipëria

Rama: Policia po sulmohet nga kazani politiko-mediatik

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 11:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka marrë në mbrojtje policinë e Shtetit, në një kohë që flitet se gjatë 4 viteve drejtues të saj kanë qenë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Duke folur gjatë një takimi me drejtuesit e lartë të policisë së Shtetit, në Ministrinë e Brendshme, ka akuzuar politikën dhe median për sulmin, sipas tij të padrejtë, ndaj policisë.

“Nuk është hera e parë që fortuna e kazanit të politikës dhe të mediat ngrihet mbi punonjësit e policisë. Ndihem edhe keq kur shoh që përtej rezultateve kemi të bëjmë me një situatë që Policia e Shtetit së brendshmi ndeshet me shfaqje të papranueshme dhe së jashtmi ndeshet me një furi të papranueshme, një furi balte, akuzash, përpjekjesh të cilat synojnë jo vetëm ato që thuhen publikisht dhe që janë politike.

Nuk e kemi pasur të nevojshme ta shpikim ne, e kanë shpikur të tjerët kohë përpara nesh të vërtetën e thjeshtë, se politika me krimin është mbështetje për krimin dhe sot, krimi gjen mbështetje pikërisht tek politika me krimin. Është një nga ato momentet kulmore të politikës së krimit dhe shfrytëzimit të krimit për politikë pa marrë parasysh që ndikimin që kjo politikë ka mbi uniformat blu dhe nga njerëzit e zakonshëm.

Nuk jam suprimuar dhe as befasuar, raporti i sulmeve politike dhe mediatike ndaj policisë në këto 4 vite krahasuar me gjithë periudhën e mëparshme është 10 në një. Çfarë ka ndodhur dhe pse qysh në fillim të përpjekjes për ta rimëkëmbur policinë e shtetit të gjetur nën rrënojat e një braktisje të gjithanshme.

Policia është baltosur, akuzuar, sakatuar me fjalë pa pushim. Ka ndodhur shumë gjëra, por po ju them një; deri tani pa mbaruar muaji tetor, Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 mln euro.”, -tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat