Lëvizje e papritur e Edi Ramës, nis ministrin Xhafaj drejt Italisë?!

Shqipëria

Lëvizje e papritur e Edi Ramës, nis ministrin Xhafaj drejt Italisë?!

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 20:13
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është nisur drejt Italisë.

Burime të Lapsi.al thonë se bëhet fjalë për një vizitë pune, pa dhënë më tej detaje për axhendën e tij.

Por lëvizja ndodh në një moment kur nuk është e vështirë të kuptohet qëllimi i vizitës së Ministrit të Brendshëm.

Dosja ‘Habilaj’, në të cilën del në përgjime i implikuar edhe Saimir Tahiri, me siguri e ka shtyrë Xhafën drejt Italisë për të marrë më shumë informacione tek autoritetet e antimafias.

Kryeministri Rama i trembet si djalli temjanit provave që mund të kenë italianët për ish-ministrin e tij, të cilin vendosi të mos e dorëzojë në Prokurori, por ta mbrojë politikisht ashtu siç bënte dikur Berisha me të vetët.

Axhenda e Xhafës në Itali është ende sekret dhe me gjasë nuk do të zbulohet. Të mërkurën priten debate të ashpra në Kuvend, kur do të votohet për imunitetin e Saimir Tahirit.

Sot Edi Rama e ka shprehur qartë qëndrimin e mazhorancës për të mos i hapur rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat