Dashamir Shehi: PS i ka lënë rrugën e hapur Habilajve në Vlorë

Shqipëria

Dashamir Shehi: PS i ka lënë rrugën e hapur Habilajve në Vlorë

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 23:48
Dashamir Shehi

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se Vlora ka qenë prej kohësh problem për sa i përket trafikut të drogës pasi është porti më i afërt me Italinë.

Shehu: Nuk po themi që e ka bërë Edi Rama Vlorën me drogë. Vlora është porti më i afërt me Italinë, se po ia çojmë drogën kalamanjëve të tyre. Vlora kështu ka qenë me kohë, edhe në kohën tonë.

Ky fenomen është agravuar gjatë kësaj qeveria, sepse shumë komponentë politike kanë mbyllur sytë. Dhe Habilajt kanë marr përsipër në njëfarë mënyrë, të bëjnë këtë shpërndarje.

Vlora ka qenë e majtë dhe shumë komponentë nga PS vijnë nga Vlora. Këto deputetë, e ministra, rrënjët i kanë nga Vlora dhe Habilajt domosdoshmërish që andej do të dalin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat