Tek shtëpia në Babicë, flet për herë të parë mamaja vëllezërve Habilaj: Janë marrë gjithë jetën me…

Shqipëria

Tek shtëpia në Babicë, flet për herë të parë mamaja vëllezërve Habilaj: Janë marrë gjithë jetën me…

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 22:05
Nëna e Moisi Habilajt

Mëngjesin e së martës, Gjykata e Rivlerësimit në Katania mori në shqyrtim animimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Por për lidhjet e Habilajve me ish-ministrin Tahiri, avokati Catalano, i cili është dhe avokati i Meridan Sulajt dhe Fatmir Minajt, nënvizon se një gjë të tillë nuk e ka parë në akte, raportoi “Top Channel” paraditen e sotme.

E ndërsa sonte Sokol Balla në emisionin “Top Story”, ka publikuar për më tepër detaj rreth kësaj çështje. Gazetarët kanë shkuar në fshatin Babicë për të parë nga afër shtëpinë e tij dhe për të biseduar me të afërmit.

Nëna e Moisi Habilajt ka rrëfyer mes lotëve se, djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se deri më tani ajo dhe bashkëshorti kanë punuar me dy sera dhe ata kanë punuar me trageti perimesh.

“Djemtë e mi edhe unë kemi punuar me serat e perimeve”,- tha ajo.

E ndërsa për Tahirin thotë se nuk e njeh dhe se nuk e ka takuar asnjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat