Policia i përgjigjet akuzave, ja ç’thotë për arrestimin e biznesmenit

Shqipëria

Policia i përgjigjet akuzave, ja ç’thotë për arrestimin e biznesmenit

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 14:13
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit përmes një  reaguar zyrtar ka dhënë sqarim rreth arrestimit të biznesmenit Orest Sota në Elbasan, duke i quajtur pretendimet dhe akuzat e opozitës vetëm spekulime.

Në reagim thuhet se Policia e Shtetit ka ndaluar në flagrancë autorin, ka mbajtur të plotë procesverbalin në vendngjarje dhe i ka përcjellë menjëherë Prokurorisë dosjen e plotë të rastit për arrestin në flagrancë.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit rishpreh keqardhjen për akuzat politike dhe pa asnjë bazë ligjore apo faktike, mbi ndalimin e shtetasit Orest Sota.

Policia e Shtetit rithekson se ka kryer detyrën dhe respektuar procedurën ligjore pikë për pikë.

Pretendimet e opozitës janë spekullime politike dhe s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën e punës së bërë nga Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit ka ndaluar në flagrancë autorin, ka mbajtur të plotë procesverbalin në vendngjarje dhe i ka përcjellë menjëherë Prokurorisë dosjen e plotë të rastit për arrestin në flagrancë.

Policia e Shtetit i siguron të gjithë qytetarët se ajo ka bërë detyrën, po bën detyrën dhe do të bëjë detyrën e saj, pa asnjë ndikim politik në luftën me krimin e organizuar, krimin ekonomik e çdo lloj tjetër kriminaliteti.

Pas përmbylljes me sukses të plotë të luftës për çrrënjosjen e kanabisit nga territori i vendit, Policia e Shtetit ka hyrë në fazën e dytë të kësaj lufte, e cila do të përshkallëzohet javë pas jave.

Edhe arrestimi sot i një rrjeti trafikantësh në Tiranë e tregon qartë vullnetin e Policisë së Shtetit, për të goditur rrjetet dhe elementet kriminale që janë përfshirë në trafiqe, si edhe sekuestruar asetet financiare të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat