Viti 2018 nis me arrestimin e ”peshqve të mëdhenj”

Shqipëria

Viti 2018 nis me arrestimin e ”peshqve të mëdhenj”

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:25
Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu

Viti 2018 do të nis me arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’, në Shqipëri.

Kështu deklaroi Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, gjatë prezantimit sot në ministrinë e Brendshme të operacionit “Forca e Ligjit”,  ku do të asistojnë edhe agjentë të FBI.

Lu deklaroi se “ka ardhur koha që të “hamë peshkun e madh”.

Ambasadori i SHBA në Tiranë, në fjalën e tij, u shpreh se SHBA mbështet zhvillimin e institucioneve të reja, SPAK ( Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe BKH,(Byroja Kombëtare e Hetimit).

“FBI është këtu për t’u angazhuar në luftën kundër krimit. Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër, ‘Dreka falas nuk ekziston’. Ne presim rezultate, presim që ky plan agresiv i qeverisë të përfundojë me arrestimin e disa ‘peshqve të mëdhenj’ në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK-u dhe BKH. Partnerët ndërkombëtarë e presin këtë”, deklaroi diplomati amerikan.

Image

 

Ai shtoi se populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. “Ju keni një shprehje, ‘Dielli duket që në mëngjes’. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar në Shqipëri është një problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon se organe e drejtësisë penale kanë dështuar deri tani ndaj grupeve kriminale. Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem me lidhjen mes  grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë, ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frroku, Gentian Muhametit dhe Elvis Roshit. Ky nuk është problem i vetëm një partie, ku është problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit”, tha ai.

Ambasadori theksoi se “SHBA do të angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm, përfshirë gjyqtarë, prokurorë, politikanë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin. Në gjuhën shqipe ka një shprehje ‘peshku i madh e ha të voglin, por një herë të vetme në Shqipëri, do të hamë peshkun e madh” deklaroi ambasadori amerikanë Donald Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat