Pas deklaratës së Lu/ Arben Ristani: Jo vetëm peshqit e mëdhenj, në rrjetën e drejtësisë edhe…

Shqipëria

Pas deklaratës së Lu/ Arben Ristani: Jo vetëm peshqit e mëdhenj, në rrjetën e drejtësisë edhe…

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 18:45
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka reaguar në lidhje me deklaratat e një dite më parë të Ambasadorit amerikan Donald Lu mbi arrestimin e atyre që i qujati “peshqit e mëdhenj” në janar të 2018-ës.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Ristani shkruan se sot është dita që edhe ata që kanë notuar në ujëra të pista të korrupsionit, të kapen nga rrjetat e drejtësisë.

“Unë besoj se sot është dita që jo një peshk i madh, as dy e tre, por të gjithë ata që kanë notuar në ujërat e pista të krimit dhe korrupsionit duhet të kapen nga rrjeta e drejtësisë.

Çdo demokrat dhe njeri i ndershëm i këtij vendi duhet të duartrokasë ambasadorin Lu dhe specialistët amerikanë antikrim, për përgatitjet dhe ndihmën ndaj institucioneve ligjzbatuese shqiptare, në mënyrë që për një kohë rekord nga sot, mundësisht brenda dy muajve, brenda janarit që vjen, të jenë para drejtësisë krerët, ideatorët, frymëzuesit, nxitësit, mbështetësit, ekzekutorët dhe përfituesit e mëdhenj nga situata kriminale që po i zë frymën Shqipërisë”, shkruan Ristani në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat