Gjyqtarja e Krujës nuk iu ndahet të burgosurve, liron edhe një tjetër ditën e sotme

Shqipëria

Gjyqtarja e Krujës nuk iu ndahet të burgosurve, liron edhe një tjetër ditën e sotme

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 12:59
Ilir Peja

Gjykata e Krujës është përfshirë në një tjetër ‘furtunë’, pasi lirimit të dy ditëve më parë të Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari.

Ditën e sotme, kjo gjykatë ka liruar një tjetër të dënuar, me pretendimin pasi ai vuante nga një sërë sëmundjesh.

Kjo ka bërë, që gjykatësja Enkelejda Hoxha, e cila dha edhe vendimin për Genc Tafilin, të lë të lirë Ilir Paja.

Paja, në vitin 2088 ka tentuar të vrasë efektivin e policisë kriminale në afërsi të Farmacisë nr.10 në Tiranë.

Për lirimin e Tafilit, presidenti Ilir Meta, urdhëroi KLD të niste një hetim lidhur me proceduarat e lirimit që kishte ndjekur gjyqtarja në fjalë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat