Taksat e reja, ja çfarë do të paguajnë shqiptarët nga 1 janari

Shqipëria

Taksat e reja, ja çfarë do të paguajnë shqiptarët nga 1 janari

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 08:19
Ilustrim

Paketa Fiskale tanimë është në fazën përfundimtare të diskutimeve në komisionet e Kuvendit, para se të shkojë për miratim në seancë plenare.

Paketa Fiskale tanimë është në fazën përfundimtare të diskutimeve në komisionet e Kuvendit, para se të shkojë për miratim në seancë plenare. Ajo pritet që të zgjerojë mjaft numrin e atyre që paguajnë taksa, duke lëhtësuar, nga ana tjetër, kategori VIP-ash të biznesit, si ata të hoteleve luksozë apo atyre që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit.ZgjerimiDuke përfshirë në Paketën Fiskale të vitit 2018 një taksë të lëvizshme, ndryshe nga taksa aktuale fiske, mbi ndërtesat, qeveria Rama synon të rritë shumë të ardhurat që shkojnë në adresë të pushtetit vendor nga një numër i madh banorësh dhe biznesesh. Sipas projektligjit, shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila do të aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm, ose zakonisht banon dhe tri herë më shumë, apo 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.

Ky ligj do të “pilotohej” vetëm në katër bashki (qytete) fillimisht, duke qenë se krijimi i një Kadastre Fiskale, që do të përcaktonte vlerën reale të çdo ndërtese, kërkon shumë kohë dhe njerëz.

Në momentet e fundit qeveria rriti numrin e atyre që do të paguajnë këtë takes, duke shtuar ndërtuesit që nuk kanë respektuar afatet për lejen që kanë marrë. Sipas përcaktimit në draft, kjo kategori do të paguajë 30 % e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Ndërkohë, një draft tjetër, shumë i përfolur, i hap rrugë ndryshimit që do të bëhet për futjen në regjim TVSH-je të biznesit të vogël, me një prag vetëm 2 milionë lekë qarkullim, nga 5 milionë, që është aktualisht. Qeveria nuk ka përcaktuar prag konkret në këtë rast, por ka parashikuar që në ligj të bëjë amendimin e duhur, që i jep leje Ekzekutivit ta caktojë pragun. Kjo do të rritë shumë herë numrin e bizneseve që do të paguajnë TVSH.

Në draftin e qeverisë është bërë edhe një ndarje më e detajuar e kategorive të tabelave, që përdorin bizneset. Edhe në këtë rast, biznesi i vogël do të jetë më i penalizuar, pasi ai i madh nuk e ka si zë shumë të rëndësishëm koston e tabelave. Në total janë katër ndarje ku e para është “tabela për qëllime identifikimi, të trupëzuara, ose jo brenda territorit, ku zhvillohet veprimtaria e biznesit dhe nuk përdoret për të reklamuar veprimtaritë e të tretëve (ku shënohet emri/ose aktiviteti i biznesit)”. Pikërisht këtu është edhe risia ku kjo kategori ka të paktën pesë nënndarje të tjera. Edhe me këtë skemë për një tabelë deri në 2 metër katror biznesi paguan zero taksë por rritje progresive të saj ka edhe rritje të çmimit. Nga ana tjetër ka edhe një ndarje sipas llojit : e thjeshtë, e thjeshtë me ndriçim dhe elektronike.

Me kategorizimin e ri për një tabelë të thjeshtë (pa ndriçim) 2 m2 deri në 10 m2 taksa në Bashkinë Tiranë dhe Durrës është 15 mijë lekë m2. Për Bashkinë Shkodër dhe gjithë ato të renditura në kategorinë 2 taksa vjetore është 10 mijë lekë m2/vit.
Kategoria e dytë e tabelave janë “tabelat për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet aktiviteti në formën e përmasat e tabelave të sinjalistikës për orientim”. Kjo tabelë duket se taksa e saj është 120 lekë metër/katror.

Në kategorinë e tretë janë tabela për qëllime reklamimi e lëvizshme dhe e palëvizshme, në atë të katërt tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese, banderola. Taksa e tabelës, shtohen kategoritë, ndryshon llogaritja, ja sa do paguajnë biznesetLehtësimiNga ana tjetër, VIP-at e turizmit dhe të IT-së do të kenë lehtësime. Hotelet me katër dhe pesë yje nuk do të paguajnë tatimfitim për një periudhë 10-vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë status special nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit nisin në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Po kështu, për të gjithë ata që kanë statusin special edhe taksa e infrastrukturës do të jetë zero, ndërkohë që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%. Ndërkohë, hoteleve me 5 yje me statusin special u hiqet edhe taksa për ndërtesën, që e paguajnë të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Nga ana tjetër, për ndërmarrjet që ushtojnë aktivitet në prodhim dhe zhvillim të softëeareve tatimfitimi do të jetë 5%, nga 15%, që është aktualisht. Dhe jo vetëm kaq: qeveria ka vendosur edhe të zerojë tarifën doganore për importin e mbi 60 produkteve me kode të veçanta doganore që i përkasin fushës së teknologjisë dhe inovacionit. Në listën e produkteve hyjnë, mes të tjerave, pllaka për filmat kinematografikë, kasat, makina që kryejnë më shumë se dy funksione printimi, kopjimi, transmetim fakti, anijet e hapësirës (përfshi satelitët) dhe mjetet që lëshojnë anije në hapësirë dhe mjetet suborbitale, si dhe aeroplanët për stërvitje mësimore tokë dhe pjesët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat