Zbardhet emri, ja kush është biznesmeni që i dha makinën Orest Sotës, ku u gjetën 863 mijë euro

Shqipëria

Zbardhet emri, ja kush është biznesmeni që i dha makinën Orest Sotës, ku u gjetën 863 mijë euro

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:20
Orest Sota

Ish-kryeministri, Sali Berisha, pak minuta më parë, ka publikuar emrin e personit që i dha makinën Orest Sotës, biznesmenit 25-vjeçar, i cili u kap nga Policia e Elbasanit në makinë me 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Berisha tregon se një gazetar investigativ, ka gjetur pronarin e makinës me të cilën udhëtonte biznesmeni Orest Sota me datë 1 nëntor, ditën kur u ndalua nga policia.

Sipas tij, makina është në pronësi të Armand Lilos.

“Pronari i makinës së krimit ishte ndërtuesi i klientelës qeveritare, Armand Lilo, me precedent plagosjen e djalit të pronarit ku ai po ndërton”,-shkruan Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Te dashur miq, gazetari investigativ ka gjetur pronarin e makines, me te cilen udhetonte Orest Sota, qe u ndalua nga policia ne Elbasan duke patur ne makine miliona euro, dy patenta te Sajmir Trafikut dhe Florian Habilajn, shoferin e Saimirit, te cilet u larguan me mbrojtjen e policise duke marre me vehte seicili nga dy çanta te medha plote euro.

Pronari i makines se krimit ishte ndertuesi i klienteles qeveritare, Armand Lilo, me precedent plagosjen e djalit te pronarit ku ai po nderton etj. Lexoni shkrimin e gazetarit investigativ. sb

Hulumtim/Lidhjet e tjera të Sotës, zbulohet kush është pronari i Range Rover-it

Për Orest Sotën është thëënë gjithçka , lidhjet e tij të mundshme me Saimir Tahirin, kompania e ndërtimit, marrja e tenderit si nënkontraktor të komisariati 6, por dhe jeta e tij private, udhëtimet dhe shpejtësia në timon. Por tashmë një detaji i ri del për “timonin”.

Megjithëse Orest Sota është që prej datës 1 Nëntor i arrestuar për 3 vepra penale , asnjëherë nuk u bë me dije se në emër të kujt është makina me të cilën udhëtonte dhe në të cilën iu kapën dhe shuma prej 863 mijë eurosh si dhe 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.

Pas interesimit në prokurori sosneës.al arriti të siguronte një informacion të plotë rreth pronësisë së mjetit .

Një burim zyrtar i prokurorisë bëri me dije se automjeti tip “Rang Rover” disponon targën AA718OS , i cili rezulton në emër të kompanisë së një biznesmeni tjetër të rëndësishëm në fushën e ndërtimit të pallateve kryesisht në Tiranë.

E më konkretisht të shtetasit 39 vjeçar me origjinë nga Pogradeci dhe banues në kryeqytet, Armand Lilo. Kompanitë e tij objekt të aktivitetit kanë zbatimin, projektim të ndërtimeve civile, ekonomike, punime dheu, sistemim të taracave, prodhime elementësh të parafabrikuara, betoni e beton arme, ndërtime civile e turistike ,rrugesh, vepra arti, hekurudha e kanalizime, punime karperterie, investime ne sektorin e energjetikes .

Por se çfarë i lidh konkretisht dy biznesmenët përveç makinës , kjo ende është një enigmë për të cilën prokuroria po punon për ta zbardhur.

Kompania e Lilos ndërton kompleksin e pallateve tek ish “Parku i Autobusave”

Armand Lilo është pronari i kompanisë e cila filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh pranë policisë bashkiake në kryeqytet në Shtator. Nisja e punimeve u bë shkak që dhjetra banorë të protestonin për prishjen e lulishtes ku po ngrihen pallatet.

Leja e ndërtimit është dhënë në datë 21 Shkurt 2017

30 Maj 2013 -plagos djalin e pronarit të truallit, pranga ndërtuesit Armand Lilo

Pronari i një kompanie ndërtuese i një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë tentoi dje të vriste djalin e pronarit të sheshit të ndërtimit, për shkak të një debati për motive pronësie. Policia thotë se shkak i konfliktit ka qenë një garazh. Punimet që po kryente në një garazh në katin e parë të pallatit janë konsideruar “pa leje” nga ana e ndërtuesit, dhe për këtë arsye ka nisur një konflikt i ashpër deri në përdorim armësh zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e e datës 29 Maj në afërsi të Yzberishtit në kryeqytet dhe në konflikt janë përfshirë ndërtuesi Armand Lilo, miku i tij Ervis Nakja dhe babë e bir, pronarë të truallit ku ishte ndërtuar pallati, Adriatik e Edlir Bello, përkatësisht 57 e 22 vjeç. Burime nga Policia sqaruan se fillimisht ndërtuesi Lilo dhe bashkëpunëtori i tij Nakja kanë rrahur, duke e goditur me grushte Adriatik Bellon, pronarin e truallit, i cili po kryente punime në një pallat. Më pas kanë qëlluar në armë në drejtim të tij, por aty ndodhej edhe djali i pronarit, Edlir Bello, i cili ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Komisariatit Nr.6 dhe oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndaluar dy të dyshuarit si autorë, Armand Lilon dhe Ervis Nakjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat