Prokuroria zbardh rolin e dy sekserëve në prangosjen e gjyqtarit Miri. Emrat

Shqipëria

Prokuroria zbardh rolin e dy sekserëve në prangosjen e gjyqtarit Miri. Emrat

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 16:09
Shkëlqim Miri

Zbardhet roli i dy seksesëve të prangosur së bashku me gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Alban Buçi dhe Kujtim Miri, ishin fiksuar nga një kamera e sigurisë në qytetin e Fushë-Krujës, ku sipas prokurorisë gjyqtarit të Apelit, iu ishin premtuar 20 mijë euro në ndyshonte kualifikimin e veprës penale ndaj Gentian Dodës.

Prokuroria e Krime të Rënda ka zbardhur rolin e dy sekserëve të arrestuar ditën e premte, së bashku me gjyqtarin e apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Ndërmjetësuesi Alban Buçi, kushëriri i Gentian Dodës, i dënuar me 8 vite burg nga ndryshimi i kualifikit të veprës nga vrasje me dashje në plagosje të rëndë, i ka dhënë shumën prej 20 mijë eurosh sekserit tjetër Kujtim Miri.

Ky i fundit është kushëriri i gyqtarit të Apelit të prangosur Shkëlqim Miri. Në banesën e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 330 milionë lekë të vjetra. Vetë gjyqtari, nuk ka pranuar të jape hollësira për hetuesit, por ka thënë se paratë ishin të njeriut të afërm, të cilat i kishte lënë në shtëpinë e tij prej pak kohësh. Pasi ishte dorëzuar shuma parave, gjyqtari në muajin qershor të këtij viti, sipas prokurorisë kishte ulur dënimin ndaj Gentian Dodës, nga 20 vite të kërkuar prej akuzës në 8 vite.

Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë edhe 2 prova të tjera që implikojnë gjyqtarin Shkëlqim Miri në marrjen e 20 mijë eurove, për t’i ndryshuar akuzën Dodës. Prova e parë lidhet me pamjet filmike të një kamere sigurie në Fushë-Krujë. Në ato pamje shihet Alban Buçi i cili i dorëzon 20 mijë euro ndërmjetësit tjetër Kujtim Miri.

Por, hetuesit kanë sekuestruar si provë materiale edhe tabulate telefonike dhe mesazhet në rrjtet sociale, ndërmjet gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe kushërin e tij Kujtim Miri. Pritet që ditën e dielë gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë, ku prokuroria ka kërkuar më herët qëndrimin e tij në burg deri në përfundim të hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat