PS kërkon shkarkimin e kryetarit të KQZ-së/ Rama nis zhbërjen e marrëveshjes së 18 Majit...

Shqipëria

PS kërkon shkarkimin e kryetarit të KQZ-së/ Rama nis zhbërjen e marrëveshjes së 18 Majit...

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 12:46
Klement Zguri

Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kryetarit të KQZ-së. Shkak për këtë kërkesë është bërë vendimi i këtij komisioni për të mos ndërprerë mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Sipas socialistëve, kryebashkiaku është i dënuar në Itali, ndërsa akuzohet Klement Zguri se ka fshehur provat duke arkivuar në këtë mënyrë vendimin për mos të ndërprerë mandatin. Në këto kushte PS ka paralajmëruar nisjen e proçedurave për shkarkimin e Zgurit nga posti i kreut të këtij Komisioni.

Zguri u zgjodh në krye të KQZ në kuadër të marrëveshjes së 18 majit mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Shpeshherë ky i fundit ka kërkuar nga kreu i opozitës që të respektojë marrëveshjen, pavarësisht se kreu i PD-së e ka cilësuar atë të “vdekur’.

Tashmë duket se edhe Rama po shkon drejt zhbërjes së kësaj marrëveshjeje, e cila u inicua me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, përfshi këtu BE dhe SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat