Kreu i Konfederatës së Sindikatave Nikollaj: Rama braktisi minatorët, gati protestat

Shqipëria

Kreu i Konfederatës së Sindikatave Nikollaj: Rama braktisi minatorët, gati protestat

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 17:49
Kol Nikollaj

Kjo qeveri nuk e ka pritoritet të saj miratimin e statusit të minatorit, teksa kryeministri, Edi Rama, e vërtetoi këtë gjatë mbledhjes së qeverisë në Dibër ku nuk tha asnjë fjalë për statusin e profesioneve të vështira, ndaj të bëhet gati për tu përballur me protesta masive.

Qëndrimi është mbajtur nga Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, i cili e konsideron absurd faktin që kryeministri, Edi Rama, gjatë viztës së tij në qarkun e Dibrës nuk foli asnjë fjalë për statusin e minatorëve.

Kol Nikollaj shtoi se pas Rrugës së Arbrit, miratimi i statusit të minatorit është shqetësimi më i madh i banorëve të qarkut të Dibrës, vecanërisht atyrë të Bulqizës dhe Martaneshit.
Fakti që Rama e anashkaloi këtë pjesë pikërisht në Dibër e Bulqizë ku është graviteti i minierave sipas kryesindikalistit Nikollaj tregon se kërkesat e minatorëve dhe ankesat e tyre nuk po merren për bazë nga kjo qeveri.
Kol Nikollaj ndër të tjera pohoi se Konfederata e Sindikatave ka nisur përgatitjet në terren për organizinimin e një proteste përballë Ministrisë së Financavë dhe Ekonomisë, e cila nuk zbaton urdhërin e përbashkët të 3 ministrive për ngritjen e grupit të përbashkët për trajtimin e çështjeve lidhur me projektligjin për statusin e minatorit. 
“ Jemi të habitur që Rama gjatë vizitës së tij në dibër nuk tha asnjë fjalë për statusin e Minatorit, kur dihet që të gjithë në Diber prisnin një reagim të kreut të qeverisë për këtë problem, që është shqetësimi kryesorë i banorëvë të qarkut të Dibrës, pas Rrugës së Arbirit . Jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhë këtë indiferentizëm për këtë çështje kaq të ndjeshme. Kryeministrit i bëj thirrje të shikojë me prioritet këtë çështje e mos ti shmanget përgjegjësive, teksa e njoftoj që kemi nisur përgatitjet për protestat përballë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”
Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, përfitoi nga rasti ti bënte apel Lëvizjes Socialiste për Integrim të mos e përdorë statusin e minatorit për përfitime meskine politike.
“ Është e habitshme se si LSI po e përdor politikisht statusin e minatorit. Dua të kujtoj se kjo forcë politike ishte tetë vite në pushtet dhe nuk u kujtua për këtë çështje. Dua t’ ju kujtoj se kur Konfederata e Sindikatave organizonte protestë për statusin e minatorit përpara Ministrisë se Energjitikës, ministri që vinte nga radhët e LSI, kalonte nga tunelet nëntokësore të Enverit për të shkuar në parlament, për t’ju shmangur përballjes me protestuesit. 
Nikollaj shtoi se qeveria po lë pas dore dhe kërkesat e Sindikatës për pagat minimale dhe kontratat kolektive.
Ndër të tjera Kreu i Konfederatës së Sindikatave dënoi gjuhën e ashpër të kryeministrit, Edi Rama, karshi medias, e cila sipas tij po kryen vetëm misionin e saj fisnik. 
Nikollaj i kujtoi, Edi Ramës, se nuk duhet të jetë vetëm konstatues i problemeve të medias, sindikatës dhe shoqërisë në përgjithësi, por duhet jetë personi që shqiptarët kanë votuar për ti menaxhuar dhe zgjidhur këto probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat