Vëllai i vjedh shtëpinë motrës: Të mbajta me bukë për ca kohë

Shqipëria

Vëllai i vjedh shtëpinë motrës: Të mbajta me bukë për ca kohë

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 20:31
Alkena jeton në Gjermani

Alkena jeton në Gjermani dhe ka marrë vesh që babai i saj do të shesë shtëpinë që e ka blerë ajo vetë, pa kontaktuar me të.

Për këtë arsye ajo ka ardhur në një seancë ndërmjetësimi, në “Shihemi në Gjyq”, së bashku me babain e saj Nazifin.

Në studion e “E Diela Shqiptare”, Alkena, një nga 5 fëmijët e familjes, rrëfeu:

“Disa vite më parë kisha nënën e babain pa shtëpi. Me gjithë sakrificat e mia në Itali, u përpoqa që t’u blija një shtëpi. Mendova unë pasi vëllezërit dhe motra ime nuk kishin mundësi për të kontribuuar. Edhe sepse vetë nuk kisha shtëpi në ato momente, ia bleva babait. Sot, pas 17 vitesh vij edhe zbuloj se shtëpia, që në fakt është në emër të babait tim, por që ia kam blerë unë, është në shitje”.

Për këtë arsye, shpjegoi ajo më tej, thërriti sot babain e saj për ta pyetur përse ka dalë në shitje kjo shtëpi, pa i thënë asgjë.

Në debat e sipër, Eni Çobani zbuloi se në fakt, shtëpia nuk është as në emër të Alkenës e as në emër të babait të saj, por në emër të Julianit, pra vëllait të Alkenës. E duket se zanafilla e konfliktit është pikërisht kjo.

“Dhe kjo është e keqja e dytë që i është bërë Alkenës, që nuk iu është thënë se këtë shtëpinë Nazifi nuk e ka vënë në emër të vet, por e paska vënë në emër të Julianit. Arsyen përse e ka vënë do ta dëgjojmë”, tha shpjegoi Çobani.

Por Zoti Nazifi e mohoi këtë.

“Nuk e kam vënë unë, e ka bërë ai në mënyrë abuzive”.

E në këtë pikë, e bija e pyeti se kur e kishte marrë vesh këtë gjë.

Zoti Nazif zbuloi se kishte qenë viti 2000, kur ishte njohur me faktin se i biri kishte ndryshuar emrin e pronësisë së shtëpisë dhe shpjegoi se kishte lënë në shpresën që të mos e fuste në gojë të gjykatës, që të mos i fuste probleme me drejtësinë.

Ai tha se i biri kishte falsifikuar dokumentet. Por ky pohim u kundërshtua nga Çobani, e cila tha se gjëra të tilla nuk është e mundur të ndodhin pa qenë në dijeni.

Alkena: Kam një jetë që jam në kurbet, ty të bëra me shtëpi, sot marr vesh që po e shet, bashkë me vëllain tim.

Nazif: Unë kam menduar që të mund ta zgjidhnim në mënyrë miqësore.. nuk desha të të shqetësoj.

Alkena: Po më shqetësove njëherë e mirë, më fute thikën në mëlçi mua ti.

Nazif: Në qoftë se ju kam borxh do t’jua kthej.

Alkena: Jo unë nuk dua borxhin, unë dua shtëpinë të kthehet në emrin tënd.

Zonja Çobani insistoi që Nazifi të sqaronte dhe të thoshte të vërtetën, sesi kaloi shtëpia në emër të Julianit.

“Momentin që mua më nxori vajza letrat për bashkim familjar në Itali”.

Kjo ka ndodhur që atëherë?

“Po”.

Çobani: Pra ju këtë shtëpi ia keni blerë Donika Plasotit. Ju keni vetëm dy deklarata, por kontratë shit – blerje ka vetëm Juliani me zonjën Plasoti. Si është e mundur? Si u bë kjo kontratë, me apo pa lejen tuaj?

Nafiz: E bëri ai pa lejen time. Unë kam ardhur në Itali.

Për të sqaruar sesi u bë kontrata e shit – blerjes, stafi i “Shihemi në gjyq” kontaktoi në telefon me Donika Plasotin.

Kjo e fundit shpjegoi se në total ka marrë 8 milion lekë të vjetra, me anë të një deklarate me shkrim.

E pyetur se përse nuk ka një kontratë shit – blerje me zotin Nazif Zaçes, Donika e hodhi poshtë këtë pretendim dhe tha se kontrata është bërë në Shijak.

Ajo tha se kontratën ia ka lënë pikërisht këtij të fundit, tek një noter në hyrje në Shijakut. Madje ajo tha se Nazifi duhet t’i ketë të gjitha dokumentet.

Por në kontratën e lexuar nga Çobani rezulton se shtëpia i është shitur djalit të Nazifit, Julianit. Këtë Donika e hodhi poshtë, madje ajo tha se nuk e njeh Julianin.

Ajo tha se fëmijët e saj nuk kanë ardhur që Shqipëri dhe se në prokurë nuk ka firmosur askush tjetër përveç saj, apo bashkëshortit.

Donika theksoi më tej se ka ardhur në Shqipëri dhe kam firmosur, por nuk ka firmosur për fëmijët e saj, ndryshe nga sa tregon një prokurë.

Pra rezulton se janë dy prokura, një të Zonja Plasoti e ka bërë me Nazifin tek një noter dhe një tjetër që është bërë në një tjetër noter, që mban firmën e gjithë familjes, përfshirë edhe fëmijëve të Donika Plasari, me Julianin.

Por çfarë thotë Juliani?

Ai nuk pranoi të bënte lidhje telefonike, por kishte lënë një mesazh për Çobanin:

“Ju lutem mos më shqetësoni më. Zonja Eni të më dërgojë një adresë email -i dhe unë do t’i dërgoj çdo dokument që kam.”

Në fund, Çobani shpjegoi se prokura del e pavlefshme, që bën që edhe kontrata e shit – blerjes do të dalë e pavlefshme. Ajo tha se pas një padie të Alkenës gjithçka do të dalë e pavlefshme dhe shtëpia do të kalojë, në mënyrë ligjore, në emër të babait. Do të jetë ky i fundit që do të vendosë më pas se kujt do t’ia lerë shtëpinë.

Pikëpyetja që mbeti ishte, si arriti ta bënte vëllai këtë gjë?

Alkena tha se vëllai pretendon që në 2 vitet që ka jetuar në Itali tek e motra, ai ka kontribuuar mjaftueshëm për ta merituar shtëpinë.

“Pretendon diçka që është e pa pretendueshme. Në vitin 1998 e kam marrë në Itali, Në vitin 2000 u martua dhe solli edhe gruan. Në këto dy vite ai pretendon se në shtëpinë time më ka mbajtur ai mua, në një kohë kur burri im sillte 2 milion e gjysmë lireta në shtëpi”, tha Alkena.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat