“Prisni edhe pak, në mars fillon shqiptarizmi real”

Shqipëria

“Prisni edhe pak, në mars fillon shqiptarizmi real”

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 20:40
Spartak Ngjela

Ka një sekret në këtë shekull të ri, që prek jo vetëm Shqipërinë por të gjithë Ballkanin, SHBA dhe BE e kanë kuptuar tashmë se është vendi ynë ai që do të bëhet motorri kryesor e kësisoj në muajin mars të vitit të ardhshëm, do të fillojë “shqiptarizmi” real.

Ky është njëri ndër mesazhet në teksin e shkruar një orë më parë nga avokat Spartak Ngjela, i cili i kërkon shqiptarëve që të presin dhe pak muaj, dhe më në fund do të shikojnë se drejtësia dhe lufta anti-korrupsion me në krye forcat e huaja, do të godasin një më një të gjithë politikanët e korruptuar të vendit, për t’i hapur rrugë “shqiptarizmit real”.

Ngjela e sheh Shqipërinë si të vetmin motorr të sigurt të përparimit në Ballkan, madje shton se edhe Kroacia është e përbërë 60% nga popullsi shqiptare.

Në hyrje të shkrimit të tij Ngjela thekson se më në fund Greqia e pranoi që me marrëveshjen e dikurshme detare që u nënshkrua mes qeverisë së Berishës dhe Athinës, dukshëm pala helene kishte dashur të pushtonte territor shqiptar. Një plagë shqiptare, e quan Ngjela sjelljen e politikanëve shqiptarë përkundrejt kombit të tyre. Por ka një shpresë sipas avokatit, dhe ajo mbetet ndërhyrja e ndërkombëtarëve përmes reformës në drejtësi.

Për më tepër lexoni mesazhin e tij:

"Turp i madh: Grekët deklarojnë se kanë dashur të pushtojnë territor shqiptar me marrëveshje të shitur. Është fjala për marrëveshjen e detit. Kjo është klasa politike shqiptare: vjedhacake deri në shitje terroritoresh. Gjithmonë kështu, që nga Esad Toptani e deri sot. Fatkeqësia e madhe e këtij vëndi në mbi njëqind vjet.

Por tani të gjithë janë drejt fundit. Fuqitë e mëdha që na kanë gjymtuar duke na quajtur osmanë janë tani të bashkuar me idenë austrohungareze që vetëm shqiptarët janë perëndimorët siu generis në Ballkanin Perëndimor. Madje në të gjithë Ballkanin: se edhe kroatët në 60 përqind të tyre janë në një prejardhje me shqiptarët. Erdhi koha që shqiptarët të vendosin të drejtat e tyre. Janë fuqitë e mëdha, Uashingtoni dhe Berlini - USA dhe BE, që janë të sigurt se në këtë politikë globale shqiptarët janë avanguarda perëndimore në Ballkanin Perëndimor. 

Ky është sekreti i kësaj kohe. Por ende shqiptarët kanë dhe një betejë: antikorrupsionin. Kjo është beteja për të hyrë në Perëndim juridikisht. Në mars fillon shqiptarizmi real. Këta që bëjnë lloqe me njëri-tjetrin do dorëzojnë gjithçka e do të ikin me turp. Këtë po presin shqiptarët, dhe politika amerikane ua ka premtuar. Mos harroni dhe këtë: edhe detin e grabitur nga grekët me anë të tradhëtisë shqiptare, forca e politikës amerikane na i ka kthyer.  Edhe diçka: bashkimin e trojeve shqiptare po e kërkon historia".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat