Drejtoresha e Dosjeve të ish-Sigurimit kërkon staf dhe para

Shqipëria

Drejtoresha e Dosjeve të ish-Sigurimit kërkon staf dhe para

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 11:13
Gentiana Sula

Gentiana Sula, drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 ka kërkuar sot në Komisionin e Ligjeve, akordimin e fondeve të mjaftueshme nga Buxheti i shtetit i vitit 2018 për funksionimin e institucionit që drejton. Komisioni i Ligjeve shqyrtonte sot pikërisht çështjen e fondeve të nevojshme që i duhen Autoritetit dhe që duhen pasqyruar në projekbixhetin e ri.

Sula tha se “kemi informacione të klasifikuara, duam siguriim fizik të informacionit të klasifikuar, kamera. Kemi marrë në dorë një fond me miliona faqe, që  është shpërndarë në zyra të papërshtatshme. Duam shpenzime operative për paga, pasi kemi gjysëm stafi.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat