Berisha: Ndrikull Xhaçka, dopio lumturim burrit biznesmen me uzinën e Mjekësit

Shqipëria

Berisha: Ndrikull Xhaçka, dopio lumturim burrit biznesmen me uzinën e Mjekësit

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 11:49
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili është indinjuar nga dhënia me koncension e uzinës së Mjekësit, klientëve të qeverisë, më ngushtë akoma, bashkëshortit biznesmen të vetë ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës, që duket se fshihet prapa kompanisë ushtarake italiane.

Ndaj këtij informacioni, Berisha ka mbajtur këtë qendrim ironik e të ashpër: "Ndrikull Xhaçka dopio lumturim burrit,  edhe si bashkeshort por edhe si biznesmen! Aferim! Ketij i thone partneritet publik privat me burrin (PPPB)! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.," shkruan Berisha, dhe e publikon atë siç i është dërguar:

“Doktor ju pershendes! Ministrja e mbrojtjes e quajti sukses kalimin me PPP uzinen e Mjekesit nje kompanie ushtarake italiane. Beretta thone. Prapa gjithe kesaj historie eshte Tan Gaçi, burri ministres dhe Pelikani Security per aferat e veta duke lene me gisht ne goje banoret e zones!Ky eshte PPP me burrin doktor.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat