Lihet në burg kushëriri i gjyqtarit, sekseri i 300 mln lekëve

Shqipëria

Lihet në burg kushëriri i gjyqtarit, sekseri i 300 mln lekëve

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 12:48
Foto ilustruese

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Mirin, kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit për marrjen e 300 mln lekëve të gjetura në shtëpinë e gjyqtarit.

Kujtim Miri është një nga personat e arrestuar dhe që pretendohet se ka marrë lekët e familjarëve të të dënuarit Gentian Doda, i akuzuar për dy vrasje dhe që u la i lirë nga gjykatësi i Apelit.

Një ditë më parë Krimet e rënda lanë në burg gjyqtarin Miri. Avokati i gjykatësit pretendoi se ky i fundit vuante nga një sëmundje e rëndë dhe paratë e gjetura në banesë ishin mbledhur për kurimin e tij jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat