Dimri “pushton” Shqipërinë, meteorologët: Pritet shi e breshër deri të enjten

Shqipëria

Dimri “pushton” Shqipërinë, meteorologët: Pritet shi e breshër deri të enjten

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 14:48
Pritet bore ne Shqiperi

Reshjet e dendura të shiut do të shoqërojnë mbarë vendin, duke nisur nga mbrëmja e ditës së sotme, që do të pasojnë një rënie të ndjeshme temperaturash.

Këtë e ka deklaruar meteorologu Metodi Marku në një lidhje telefonike për Report Tv, ku tha se reshjet e shiut do të prekin gjithë vendin dhe do të qëndrojnë deri ditën e enjte, ku pritet të shoqërohen dhe me erë të fortë e madje dhe me breshër.

Meteorologu Marku paralajmëroi një rënie të ndjeshme të temperaturave, të cilat do të fillojnë nga mëngjesi i nesërm më 2-3 gradë celsius për të arritur deri në 6-7 gradë më pak në fundjavë.

“Përgjithësisht dominon moti i kthjellët dhe me vranësira kalimtare në mbarë vendin. Vranësirat më të dendura sot janë në Shkodër, ndërsa në orët në vijim reshjet do të shtohen dhe në mbrëmje do të prekin gjithë vendin. 

Reshjet pritet të zgjasin deri ditën e enjte. Reshjet do të jenë intensive ditët në vijim dhe do shoqërohen me erë të fortë, si dhe breshër. Temperaturat do të pësojnë rënie, e cila ditën e nesërme nuk do të jetë shqetësuese, kryesisht rënia do ndjehet në mëngjes. Nesër temperaturat pritet të ulen 2.3 gradë celsius nga dita e sotme,e cila do të shoqërohet me rënie edhe ditët në vijim, duke bërë që në fundjavë të kemi humbur 6-7 gradë", tha Marku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat