Buxheti i 2018-tës/ Basha: Rama po pastron paratë, ja tre mënyrat

Shqipëria

Buxheti i 2018-tës/ Basha: Rama po pastron paratë, ja tre mënyrat

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 15:27
Lulzim Basha

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha në një reagim për mediat ka sulmuar edhe një herë qeverinë  për projekt buxhetin e vitit 2018. Sipas tij ky buxhet është kundër të varfëve dhe po bëhet vetëm për të pastruar paratë e fituara nga droga.

“Edi Rama do ta përdor vitin e ardhëm për të pastruar paratë e drogës. Në qendër është shteti i kriminalizuar  dhe narko shteti dhe ekonomia e kriminalzuar. E nisi me kultivimin e kanabisit. Me paratë krimi ka kaluar në dy fusha të tjera. Ka kaluar në trafik heroine dhe kokainë. Krimi po zhvendoset në ndërtime dhe në banka. Po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës dhe në projektin 1 miliard euro të Tiranës”, ishte fjala e Bashës.

Basha në mbyllje të prononcimit të tij tha: Rama mbylli dyert Shqiptarëve për në Evropë. Do të ketë më pak para për rroga, për ndihmë ekonomike. Ky buxhet do të jetë rrënim për ekonominë. Me këtë buxhet do të fitojnë baronët. Uli taksat për të pasurit dhe po ua rrit të varfërve. Buxhetin duhet ta marrin në dorë Prokuroria dhe DEA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat