'S’ka rritje pagash, as pensionesh. Ja 10 faktet e forta që nuk e lejojnë’

Shqipëria

'S’ka rritje pagash, as pensionesh. Ja 10 faktet e forta që nuk e lejojnë’

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 12:53
Jorida Tabaku

Lajm i keq per te gjithe ata qe presin padurim per rritje pagash dhe pensionesh. Se paku, sipas fakteve qe rendit nenkryetarja demokrate e Komisionit te Ekonomise, Jorida tabaku, sipas te ciles buxheti ka 10 defektete kryesore qe do ta pamundesojne kete pritje te shqiptareve.

10 pikat qe rendit demokratja Tabaku

– Nuk ka rritje pagash. Nga 5,5mld leke, fondi tani eshte 1 mld lekë.

– Nuk ka rritje pensionesh. Nga 2,5 mld lekë, fondi tani është 1,8 mld lekë

– Nuk ka qeveri të vogël. Numri i punonjwsve wshtw rritur. Nga 81 617 punonjës, behet 81660.

– Nuk ka fonde as për indeksim pagash e pensionesh.

– Ndihma ekonomike nuk shtohet. Ishte 20 miliardë, është 20 miliardë lekë

– Nuk rritet kompensimi i të përndjekurve, shqetësim që PartiaDemokratike e ka ngritur vazhdimisht. Ishte 2 mld lekë, është 2 miliardë lekë. Me këtë ritëm duhen 20 vjet te perfundoje pagesa per ish te perndjekurit.

– Investimet janë në vlerën 86 miliardë, por sic është prakrikë e kësaj qeverie nuk do të zbatohen. Në këtë shumë përfshihen 9,4 miliardë lekë koncesione, 1.8 miliardë lekë shpenzime luksi.

– Investimet kryesore strategjike janë braktisur duke filluar nga Rruga e Arbrit qe jepet me koncesion, duke vazhduar me shkollat e shendetesine qe perseri jepen me koncesion

– Arsimi eshte ne minimumin e mundshem të fondeve me 3.6 mld lekë, ku nuk përfshihet as kërkesa e opozitës për libra falas.

– Shëndetësia është 1.98 miliardë lekë duke përfshirë dhe koncesionet në shëndetësi. Në minimumin historik

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat