Një vit pas largimit, biznesmenit libanez i zaptojnë pronën te Gjiri i Lalzit

Shqipëria

Një vit pas largimit, biznesmenit libanez i zaptojnë pronën te Gjiri i Lalzit

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:32
Faddi Mitri

Një vit pasi u dhunua dhe u largua nga Shqipëria biznesmeni Faddi Mitri, sot administratori i firmës së tij ka denoncuar se disa persona janë futur me dhunë në pronën për të cilën ka marrë lejen për të ndërtuar një resort në Gjirin e Lalzit.

Pas kallëzimit, policia ka referuar materialet në prokurori duke nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personat që kanë hyrë me forcë tek prona për ta zaptuar.

Biznesmeni amerikano-libanez, Faadi Mitri në kohën e Berishës kishte marrë leje për të ndërtuar në gjirin e Lalzit një resort turistik me vlerë 180 milion euro, por banorët e zonës pretendojnë pronësinë mbi tokën duke u përfshirë në disa konflikte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat