Kryemadhi: Bujqësia në Shqipëri katastrofë, duhet buxhet më i lartë

Shqipëria

Kryemadhi: Bujqësia në Shqipëri katastrofë, duhet buxhet më i lartë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 17:37
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbajtur një takim me përfaqësues të biznesit dhe të bujqësisë, sidomos.

Ajo tha se politika dhe kryesisht qeverisja shqiptare i kushton fare pak rëndësi bujqësisë. Për Kryemadhin, buxheti shqiptar aktual për bujqësinë ka nivele tepër të ulëta ndaj edhe bujqësia është në këtë derexhe dhe nivel alarmant ku ndodhet. Kryemadhi ka theksuar se duhet një buxhet më i lartë për bujqësinë, me qëllim që ky sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë e Shqipërisë të njohë rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat