Skandali/ Qeveria i jep 4.8 milionë euro incineratorit që nuk ekziston

Shqipëria

Skandali/ Qeveria i jep 4.8 milionë euro incineratorit që nuk ekziston

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 13:15
Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në “Facebook” rastin e një vjedhje.

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në  “Facebook” rastin e një vjedhje, ku sipas tij qeveria dhe ministri Arben Ahmetaj, i kanë paguar kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment” në 10 muajt e fundit me 663 milionë lek ose 4.8 milionë euro.

Sipas asaj që shkruan deputeti i PD-së pagesat janë bërë edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur, pra kompania nuk ka investuar asnjë qindarkë.

Postimi i plotë

Kjo është vjedhje, jo duke punuar por edhe duke fjetur! Hajna si këta nuk ka toka!

Të dashur miq, ministri Zho Zho paguan kompaninë Integrated Technology Waste Treatment në 10 muajt e fundit me 663 milionë lek ose 4.8 milionë euro. Sipas të dhënave nga sistemi online i pagesave të Buxhetit të Shtetit kompanisë i janë bërë 11 pagesa dhe e fundit është alokuar më 7 shtator 2017.

Këto pagesa janë bere edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur, pra kompania nuk ka investuar asnjë qindarke, por ka ndare paratë e takspaguesve me ministrin Zho Zho.

Lexoni të plotë shkrimin e gazetarit investigativ.

I bëj thirrje prokurorisë të vendosi para ligjit këta hajna të ulët që nuk i ka bota, që vjedhin paratë e takspaguesve shqiptar pa bërë asnjë punë! sb

NË KOHËN E MASHTRIMIT UNIVERSAL TË THUASH TË VËRTETËN ËSHTË NJË AKT REVOLUCIONAR!

Skandali! Qeveria i jep 4.8 milionë euro incineratorit që nuk ekziston.
By nismathurje

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka të drejtën e koncesionit për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit, ka përfituar 4.8 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur.
Kompania kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk lejuan ndërtimin e impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat