“Arrestimet në Fier”, Xhafaj: ‘Forca e Ligjit’ e dha goditjen, spastrim dhe sekuestrim të aseteve kriminale

Shqipëria

“Arrestimet në Fier”, Xhafaj: ‘Forca e Ligjit’ e dha goditjen, spastrim dhe sekuestrim të aseteve kriminale

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 20:35
Fatmir Xhafaj

Pas operacionit të sotëm në Fier ku u arrestuar tre persona sio të dyshuar për përfshirjen në një rrjet kriminal ka reaguar ministri i Brendëshëm Fatmir Xhafaj.

Me anë të një postimi në ‘Twitter’ Xhafaj ka shkruar se kjo ishte goditja e parë e operacionit ‘Forca e Ligjit”.

Tashme kemi një grup kriminal më pak shkruan Xhafaj.

Postimi i plotë:

Në Fier u realizua goditja e parë e #ForcaELigjit: Një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses!Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre.

Gjatë ditës së sotme policia e Fierit bëri me dije  se në kuadër të operacionit “Grand” u arrestuan 3 shtetas, anëtarë një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimeve.

Të arrestuarit janë:

– Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.

– Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.

– Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat