Pr.buxheti 2018, zbardhen propozimet e LSI: TVSh për banesat zero

Shqipëria

Pr.buxheti 2018, zbardhen propozimet e LSI: TVSh për banesat zero

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:04
Monika Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend propozimet e saj në lidhje me pr/buxhetin e qeverisë për vitin 2018, i cili do të diskutohet dhe debatohet bashkë me paketën fiskale në seancën e së enjtes.

Referuar propozimeve, LSI kërkon që TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20 në 5 %.
Një tjetër propozim ka të bëjë me TVSH për biznesin, për të cilin LSI kërkon që pragu përjashtues për biznesin e vogël për skemën e TVSH të mbetet në nivelin 5 milionë lekë të reja, jo të ulet në 2 milionë siç ka propozuar qeveria.

Gjithashtu, LSI propozon që taksa e banesës së parë të jetë zero, për banesën e dytë dhe më shumë të mbetet propozimi i qeverisë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat