Rama prezanton buxhetin: Kemi rritjen më të lartë ekonomike në rajon, por nuk jemi të lumtur

Shqipëria

Rama prezanton buxhetin: Kemi rritjen më të lartë ekonomike në rajon, por nuk jemi të lumtur

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 10:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po jep në aulën e parlamentit një ekspoze të buxhetit të ardhshëm të qeverisë, duke deklaruar se përsa i përket rritjes ekonomike të vendit, Shqipëria ka “shifrat” më të larta në të gjithë rajonin.

Sipas Ramës, rritja ekonomike e vendit kap një shifër prej 4%. Por sërish, kryeministri shprehet se nuk është i lumtur, një "paradoks" që Rama e shpjegon duke argumentuar se ai vetë dhe qeveria që është nën drejtimin e tij kërkon më shumë. Kreu i qeverisë thekson se me buxhetin e ri ngrihet një bazë për të arritur më shumë dhe se ai personalisht nuk është në pritje që shqiptarët të çohen në këmbë për të duartrokitur mbi rritjen ekonomike prej 4%.

“Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti prekëm 4% në rritjen ekonomike. Kemi një gjallërim të ndjeshëm të kërkesës së brendshme private dhe këtu vlen të nënvizohet rritja reale e konsumit, në gjysmën e parë të vitit që po mbyllim e cila vijoi në trendin pozitiv të rritjes reale mesatare të vitit të shkuar. I ndjeshëm është bilanci i shkëmbimeve tregtare, eksportet janë rritur me afro 13% dhe naga ana tjetër importet janë rritur me 6.3%.

Rritja e shpenzimeve publike, investimet u rritën me 13% e po ashtu edhe investimet e huaja direkte në tremujorin e parë të vitit kanë shënuar një rritje pozivite prej 18% krahasuar me një vit më parë.

Më vjen mirë të ndaj me ju rezultatet e anketës së forcave të punës ku vihet re një rritje punësimi prej 3.15% në krahasim me vitin e shkuar. Papunësia vijon në trendin e saj rënës.

Rritja ekonomike pritet të jetë 3.9 deri në 4%. Shqipëria ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, këtë e thotë dhe BE që e vlerëson vendin tonë për konsolidimin e financave. Për ne këto shifra nuk duan të thonë aspak se njerëzit duhet të ngrihen në këmbë e të duartrokasin qeverinë, ne nuk jemi aspak të lumtur sepse duam akoma më tepër, por jam i bindur se me buxzhetin e vitit 2018, ne vendosim një bazë për të bërë shumë më tepër.

Politika jonë e taksimit nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një politikë që rëndon mbi më të dobëtin, por përkundrazi i lehtëson ata që kanë më pak të ardhura.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat