Kishin shkuar për trajnim, katër ushtarë komando shqiptarë arratisen në Londër

Shqipëria

Kishin shkuar për trajnim, katër ushtarë komando shqiptarë arratisen në Londër

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 18:51
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë me disa ushtarë të repartit komando duke e përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes në një skandal ndërkombëtar.

Burime ekskluzive nga ky institucion bëjnë me dije për Albeu se katër ushtarë Komando të Shqipërisë që ishin për një trajnim në Londër nuk janë kthyer në vendin e shërbimit siç duhej të bënin duke ngritur alarmin tek autoritetet lokale.

Dyshohet se ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe ndërkohë që tani duhej të ishin kthyer në atdhe.

Albeu mëson se ngjarja ka ndodhur në fund të tetorit, por ajo është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes.

Policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk kanë patur rezultat.

Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin këtë institucion dhe cënon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s, pasi tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat