Arrestohet Lajdon Bruçi, kërcënoi me armë të renë

Shqipëria

Arrestohet Lajdon Bruçi, kërcënoi me armë të renë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:20
Ilustrim

23 vjeçari Ladjon Bruçi, ra në pranga e policisë së Matit pasi ishte i shpallur në kërkim që në 13 korrik nën akuzën e kërcënimit me armë zjarri ndaj shtetases F. T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka dënuar në 17 korrik 2017, 23 vjeçarin për veprat penale, kanosje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Burrel

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kërcënoi me armë zjarri një shtetase

Kapet dhe ndalohet nga policia 23 vjeçari

Me datë 16.11.2017, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :

Ladjon Bruçi, 23 vjeç, banues në Burrel.

Shtetasi L.Bruçi ishte shpallur në kërkim pasi me datë 13.07.2017 në bashkëpunim me shtetasin Xh.B, në vendin e quajtur "Kthesa e Sanës", Burrel, kanë kërcënuar me armë zjarri shtetasen F.T.

Për këtë shtetas me datë 17.07.2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të tij për veprat penale "Kanosje" kryer në bashkëpunim, "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 84, 25, 278/1 të Kodit Penal.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat