Asfiksimi i 60 nxënësve në Bulqizë, Basha: Investimet në shkolla, pjesë e babëzisë qeveritare

Shqipëria

Asfiksimi i 60 nxënësve në Bulqizë, Basha: Investimet në shkolla, pjesë e babëzisë qeveritare

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 18:00
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ashpër ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në Shupenzë të Bulqizës ku u asfiksuan nga tymi i kaldajës rreth 60 nxënës.

Në një njoftim për mediat, Basha uron për shërim sa më të shpejtë të të rinjve që po marrin mjekim në spital, ndërsa shprehet i shqetësuar për sigurinë në shkolla.

“Po ndjek nga afër gjendjen e nxënësve të gjimnazit të Shupenzës, të asfiksuar në orën e mësimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të rinjve që po marrin mjekim në Bulqizë dhe Peshkopi si dhe për nxënësen e sjellë në Tiranë në gjendje me kritike se të tjerët, shpreh keqardhjen dhe revoltën për pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla. Investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babezise qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet në Dibër për të qenë pranë nxënëseve dhe familjarëve të tyre dhe për të marrë informacion të detajuar mbi përgjegjësit e asfiksimit të 60 nxënësve të Shupenzës.”, -thotë Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat