Petrit Vasili: Kriminalizimin ose jo të biznesit nuk e përcakton Rama, as e amniston...

Shqipëria

Petrit Vasili: Kriminalizimin ose jo të biznesit nuk e përcakton Rama, as e amniston...

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:17
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar deklarimet e djeshme të kryeministrit Edi Rama, mbi përmendjen e emrave të disa biznesmenëve gjatë debatit që kishte me kreun e PD-së, Lulzim Basha, mbi pastrimin e parave përmes projekteve të qeverisë.

Vasili thekson se biznesmenët nuk kanë parti, kanë një raport korrektese me ligjin, janë evazorë apo jo, burimi i parave të tyre është i pastër apo i pisët.

“Këtë gjë nuk e përcakton Kryeministri, i cili ka idenë e një njeriu super njeri, shpërdoruesit të madh të pushtetit që në rast se i jep një koncesion dikujt natyrshëm ky njeri është korrekt, është i pastër dhe nuk ka asnjë problem.

Nuk është Kryeministri që duke dhënë konçesionin apo lejen e ndërtimit të radhës jep edhe amnistinë e radhës për biznesmenin e radhës.

I bie që meqenëse në Tiranë apo në qytete të tjera janë mbjellë, në qeverisje të ndryshme, pemë të ndryshme te kemi ca plepa apo ca lajthi apo ca molla që janë të kësaj partie apo ca të një partie tjetër. Na bie që të kemi me teser partie edhe pemët e rrugës”, tha Vasili.

Në vijim ai shtoi se në konceptin tim dhe të forcës politike në të cilën u bëj pjesë biznesi është biznes, ka një raport me ligjin.

“Biznesi mund të jetë i ndershëm, mund të jetë i pandershëm. Në një botë të kriminalizuar të gjithë janë të dyshuar. Ka kryeministra të inkriminuar, ka ministra të inkriminuar, mund të ketë dhe biznesmenë të inkriminuar. Kryesorja dhe mbi të gjitha për mua dhe për LSI-në është që biznesmenët nuk kanë parti”, theksoi Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat