Zgjidhet grupi parlamentar 'Miqtë e fëmijëve'

Shqipëria

Zgjidhet grupi parlamentar 'Miqtë e fëmijëve'

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 13:02
Rizgjidhet grupi parlamentar “Miqtë e Fëmijëve“

"Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, të OKB-së, me nismën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, rizgjidhet grupi parlamentar “Miqtë e Fëmijëve“, për legjislaturën IX. Ky grup, do të dëshmojë rolin jetik që luajnë parlamentarët, në avancimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri."

Kështu njoftoi sot deputetja Vasilika Hysi. Sipas Hysit, "Grupi “Miqtë e Fëmijëve” synon të sigurojë një dialog konstruktiv mes institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve kyç, për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në të gjitha fushat, nga niveli vendor e deri në atë qendror. Kuvendi i Shqipërisë duhet të punojë ngushtë me qeverinë, për të trajtuar promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të djemve dhe vajzave shqiptare, përmes veprimeve konkrete, sidomos të atyre më të pambrojturve dhe që jetojnë në kushte të pa favorizuara."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat