Dokumenti/ Kuvendi votoi që Saimir Tahiri të mos bëhej dot "turist"

Shqipëria

Dokumenti/ Kuvendi votoi që Saimir Tahiri të mos bëhej dot "turist"

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 17:53
Saimir Tahiri

Largimi drejt Gjermanisë nga ana e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është një akt i cili bie në kundërshtim edhe me atë që vendosi kuvendi i Shqipërisë, kur miratoi mosarrestimin e tij.

Është zbuluar këtë të shtunë një pjesë e dokumentit që mban firmën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku në mënyrë të qartë shkruhet se parlamenti i jep autorizim Prokurorisë për kontrollin e banesës së Tahirit por edhe për moslejimin e daljes së tij, jashtë territorit të Shqipërisë.

Lëvizja e Tahirit në Gjermani u krye për arsye personale )i ati po kryen një ndërhyrje kirurgjikale), por nga ana tjetër, vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda, pavarësisht se kishte deklaruar më herët se kishte dyshime se ish ministri mund të arratisej, sërish nuk ka kërkuar nga gjykata që Tahirit t’i pezullohej pasaporta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat