Basha bën deklaratën e fortë: Dako është përgjuar duke folur me kriminelë, prokuroria i ka provat

Shqipëria

Basha bën deklaratën e fortë: Dako është përgjuar duke folur me kriminelë, prokuroria i ka provat

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 15:07
Lulzim Basha

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë, ku sipas tij, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është përgjuar duke folur me kriminelë, ku në këmbim të votave u premtonte tendera.

Ndërsa, sipas tij, prokurori që po hetonte këtë çështje, është larguar nga prokuroria e Durrësit, i cili është transformuar në Shkodër. 

“Me grupet kriminale, shit-blerja e votave u konfirmua nga raporti i OSBE-ODIHR. PD e ka ngirutr me forcë problemin se Rama ka përdorur bandat e drogës në çdo qytet.
Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit ku i kërkon të blejnë votat. Shërbimet inteligjente e kanë kapur gafil Dakon . Ai ju premton tendera kriminelëve, janë miliona euro, që ata të siguronin vota për PS. Këto pazare janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë e di Gjushi dhe mentori i tij Edi Rama. Ata ndërhynë për të larguar prokurorin që u mor me këtë çështje. Kjo është një nga çështjet, e dorëheqjes së shefit të SHISH.

Rama është hedhur në sulm për të mbrojtur Gjushin dhe të tjerët. Largoi prokurorin Anton Martini. Prokurori largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën për të shpëtuar Gjushin nga prangat.
I kërkoj prokurorit të përgjit

hshëm nëse lëvizja e Martinit është bërë nën presionin e Edi Ramës. Ka prova për kriminalizimin e qeverisë shqiptare. PD do të çmontojë lidhjet e Ramës me krimin. Shqiptarët e panë me zë e figurë si Rama mbrojti Tahirin nga akuzat e antimafies italiane.", -tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat