Deputeti i PD thirrje në Bruksel: Të rinjtë s’kanë besim tek qeveria e lidhur me krimin

Shqipëria

Deputeti i PD thirrje në Bruksel: Të rinjtë s’kanë besim tek qeveria e lidhur me krimin

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 19:47
Klevis Balliu

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka kërkuar ndihmën e Parlamentit Europian dhe Brukselit për të luftuar fenomenin e drogës në Shqipëri.

Në Bruksel, gjatë një programi ku pjesë ka qenë dhe zv. Presidenti i PE-së Fabio asimo Castaldo, Klevis Balliu ka deklaruar se të rinjtë shqiptarë nuk kanë besim tek politika e vendit të tyre, për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin.

“Në Bruksel për të kërkuar mbështetjen e BE në luftën kundër drogës. E domosdoshme ndihma e PE në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar

Të dashur qytetarë sot isha në Bruksel ku mora pjesë në programin ‘Bridging the gap between youth policy, youth participation and parliamentarians in the Western Balkans’, ku i pranishëm ishte Zv. Presidenti i PE Fabio Masimo Castaldo.

Theksova se: Rinia s’ka besim tek politika për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin. Njëkohësisht i bëra thirrje Europës të ndihmojë Shqipërinë për të luftuar korrupsioni dhe krimin, dhe që politikanët e përfshirë në këto afera të mbajnë përgjegjësi. Gjithashtu i shpreha gatishmërinë se PD është e gatshme të japë kontributin e saj luftën kundër narkoshtetit dhe për rikthyer vendin në rrugën e integrimit në familjen europiane”, shkruan Balliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat