Fakt Jo Kazan- Rama: Pensionet e fshatit u rritën 16.4%

Shqipëria

Fakt Jo Kazan- Rama: Pensionet e fshatit u rritën 16.4%

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 07:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në rubrikën e tij  “Fakt jo Kazan” se pensionet në fshat janë rritur, ndryshe nga çfarë pohojnë ata të Kazanit.

Kryeministri Rama pohon në posterin grafik se në katër vite pensionet u rritën me 4% dhe sot një pensionist në fshat merr 13 mijë lekë më shumë çdo muaj.

“NATËN E MIRË ????”, shkruan kryeministri Rama në statusin e tij Facebook, duke sjelle si provë argumentat e renditur në posterin grafik.

Në posterin grafik argumntohet: “Fakt jo Kazan-Kazani: Në 4 vjet, pensionet u rritën vetëm 3%. Fakt: Pensioni mesatar në fshat u rrit + 16.4% dhe një pensionist në fshat, krahasuar me vitin 2013, sot merr 13 mijë lekë më shumë çdo muaj”.

“Beso dhe kontrollo: Pyesni një pensionist në fshat më të afërt! #faktjo kazan”, mbyllet argumenti. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat