Emisioni investigativ “STOP” në TV Klan, të martën në mbrëmje, ka denoncuar një rast korrupisioni në Spitalin Francez, në QSUT. Pamjet e publikuara nga emisioni tregojnë se si pacientët kundrejt një pagese në lekë, rreth 400 mijë, kryejnë operacion për perde në sy, si dhe futen jashtë radhe.
Siç duket edhe nga pamjet, në këtë akt, janë të përfshirë infermjeri i pavionit dhe mjekja specialiste, Eneda Rustemi. Një nga drejtuesit e emisionit Stop, Saimiri tha se e pashë kur një infermjere kishte një çantë të mbushur plot me para dhe e fuste në kroskotin e një makine, që i përkiste një mjeku. Kamera e fshehtë tregon bisedën e një pacienti si fillim me infermjerin e pavionit dhe më pas biseda më doktoreshën specialiste në korridorin e pavionit për procedurat e mëtejshme. Më pas, infermjeri i flet për procedurën në fillim, ku nga kamera e fshehtë, tregohet procedura se si do vijohet më tej, deri tek pazari.