S'janë paguar nga firma, punëtorët në Fier protestojnë në rrugë

Shqipëria

S'janë paguar nga firma, punëtorët në Fier protestojnë në rrugë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:59
Punetoret ne proteste

Punëtorët e kompanive nënkontraktore dhe punonjës të “By pass”-it në Mbrostar të Fierit kanë dalë sërish në protestë për detyrimet e papaguara nga firma “Serenisima”.

Janë 55 kompani nënkontraktore të cilëve u janë bashkuar në këtë protestë të dytë edhe nënkontrakruesit e Vlorës, policia private ‘ARB’.

Me qindra punëtorë kanë bllokuar rrugën në Mbrostar, ndërsa janë shprehur se nuk marrin pagat prej disa muajsh edhe pas kësaj do të protestojnë para kryeministrisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat