Lu: SHBA mbështetje Shqipërisë në luftën ndaj krimit

Shqipëria

Lu: SHBA mbështetje Shqipërisë në luftën ndaj krimit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:03
Donald Lu

I ftuar në aktivitetin e organizuar nga Presidenca në kuadër të ‘Javës së Fëmijëve Jetimë’ ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka theksuar edhe një herë se Shqipëria mbështetet nga SHBA, në luftën ndaj krimit të organizuar.

Po ashtu, Lu ka theksuar se SHBA, do të punojë për të ndërtuar institucione demokratike në vendin tonë, si dhe për të çuar para Reformën në Drejtësi.

“100 vite më parë Amerika erdhi këtu për të ngritur strehën e fëmijëve. Edhe sot SHBA mbështet shpresat e Shqipërisë përmes fuqizimit të Forcave të Armatosura, luftës kundër krimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike, përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi” deklaroi ambasadori Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat