Prej 1 viti e zhdukur, gjendet 19 vjeçarja nga Elbasani

Shqipëria

Prej 1 viti e zhdukur, gjendet 19 vjeçarja nga Elbasani

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 19:34
Ilustrim

Policia e Elbasanit njofton se ka kthyer në shtëpi një 19 vjeçare të zhdukur nga shtëpia një vit më parë.

Ishin prindërit që e deklaruan të zhdukur pa lënë gjurmë e ndërsa sot është bërë kthimi në shtëpi i 19 vjeçares nga fshati Selias në Elbasan.

 Policia ka njoftuar se e reja me inicialet R.X është gjetur në shtetin finj dhe është dorëzuar në shtëpi. E pyetur për largimin 19 vjeçarja ka deklaruar se iku me dëshirë dhe se nuk e ka detyruar askush.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësia R.X, vjeç 19, banues në fshatin Selvias, larguar nga banesa më datë 27.04.2016, e cila deklaron se është larguar për në Greqi me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat