Vajza e Azem Hajdarit: Ku ndryshon drejtimi i PD nga Lulzim Basha më atë të Sali Berishës

Shqipëria

Vajza e Azem Hajdarit: Ku ndryshon drejtimi i PD nga Lulzim Basha më atë të Sali Berishës

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 22:11
Rudina Hajdari

E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputetja më e re e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, ka bërë dallimin mes Berishës dhe Bashës si drejtues të PD-së.

E pyetur nga prezantuesit e emisionit se kush është lider më i zoti, pra Basha apo Berisha, ajo është përgjigjur duke thënë se z. Berisha ka pasur rolin e tij në PD dhe është provuar për këtë rol. 

Ndërsa Kreu aktual i partisë Demokratike Lulzim Basha, sipas Rudina Hajdarit është akoma në provë.

“Zoti Berisha ka pasur rolin e tij në Partinë demokratike është provuar ndërsa zoti Basha është akoma në provë”, është shprehur Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat