Zbulohet emri i katërt, ja kush është ish-shefi tjetër i policisë që pritet të arrestohet

Shqipëria

Zbulohet emri i katërt, ja kush është ish-shefi tjetër i policisë që pritet të arrestohet

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 12:53
Saimir Tahiri

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka zbuluar sot emrin e një tjetër ish-shefi policie, për të cilin sipas tij është nxjerrë udhër-arresti.

Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha, shkruan në faqen e tij në “Facebook”, se “Alban Çela, ish-kreu i policisë në Shkodër, tezaku i Tahirit, është balozi i katërt me uniformë i drogës, për të cilin është lëshuar mandat arresti”.

Postimi i Berishës

Qytetari dixhital informon:

Alban Çela tezaku? i Sajmir Trafikut, ish narkodrejtori i narkopolicise se Shkodres, eshte balozi i katert me uniforme i droges, per te cilin eshte leshuar mandat arresti! sb

“Miremengjes dr,ALBANI ÇELA ish Drejtor i policise ne Shkoder per te cilin ka dale urdher arresti eshte lidhje fisnore (me duket djale tezje) me Saimir Tahirin
Ps Me Çelen e denoncuar disa here nga qytetari dixhital,Sajmir Trafiku kontrollonte totalisht trafikun e droges ne zonen e Verit te vendit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat