Kryemadhi: LSI mbështet deklaratën e ambasadorit të SHBA në OSBE

Shqipëria

Kryemadhi: LSI mbështet deklaratën e ambasadorit të SHBA në OSBE

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:20
Monika Kryemadhi

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se Rama hesht për skandalin e radhës në polici.

“Rama e Tahiri e dinë ku fshihen kriminelët. Të njëjtat banda i japin garanci Edi Ramës të qeverisë. Duhet të bashkojmë forcat të shporrim këtë lloj politikani që është i përlyer në trafikun e drogës dhe bandat. Sot më shumë se kurrë duhet aksion i opozitës së bashkuar kundër mafies”, tha kryetarja e LSI.

Monika Kryemadhi tha se LSI përshëndet deklaratën e ambasadorit të SHBA në OSBE, Harry Kamian, ku tha se korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitetin në Shqipëri.

LSI ka të njëjtin qëndrim, tha Kryemadhi. “Korrupsioni dhe kriminaliteti janë shqetësim për Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat