Reforma e ujit nis nga punonjësit e administratës publike

Shqipëria

Reforma e ujit nis nga punonjësit e administratës publike

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:49
Ilustrim

Aministrata publike dhe buxhetorët të cilët spaguajnë detyrimet ndaj ujësjellës kanalizimeve rrezikojë të procedohen penalisht dhe të humbasin vëndin e punës.

ReportTv ka siguruar një shkresë të një prej drejtorive të ujësjellës kanalizimeve në vend ku i kërkon institucioneve publike të shlyejnë detyrimet nëse kanë si dhe të njoftojnë punonjësit për të njëjtën gjë. 

Shkresa nis me përmbajtien se “të gjithë klientët e Ujësjellës Kanalizimeve kanë detyrim ligjorë të paraqiten pranë shoqërisë me qëllim shlyrjen e detyrimeve që rrjedhin nga faturat e palikujduara të ujit të pijshëm”.

Në rast të mos shlyrjes së këtyre detyrimeve në mënyrë vullnetare Ujesjellës Kanalizimet paralajmëron se “do të fillojë ekzekutimi i detyrueshëm dhe ndjekia penale ndaj klinetëve debitorë”. Afati për shlyrjen vullnetare të debive nga institucionet publike dhe të punësuarve në shtet sipas kësaj shkrese ka qenë afati 20 nëntor i këtij viti.

Prej tre ditesh ka nisur aplikimi i masave ligjore ku çdo debitorë do të procedohet penalisht në polici dhe prokurori sipas nenit 159 të kodit penal, përkatësisht për veprën penale të “shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”. 

Pak javë më parë më 30 tetor 2017 kryeministri i vëndit Edi Rama prezantoi reformën e ujit ku paralajmëroi dhe ndëshkime për ata që abuzojnë me këtë pasuri kombëtare.

Reforma e ujit është e dyta pas asaj të energjisë elektrike e cila po ashtu nisi fillimisht me administratën publike dhe buxhetorët të cilëve u kërkuan librezat për të vërtetuar se kanë shlyer detyrimet kundrejt operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat